Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Hektor Sinanaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Hektor Sinanaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 13.3.2024.