Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 8.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Bezart Kaçkini, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: 

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Bezart Kaçkini, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Roland Ilia  relator, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. 

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Ky vendim u shpall sot, në datën 11.3.2024.