Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Hektor Sinanaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë është ndërprerë, pasi subjekti i rivlerësimit kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.

Seanca dëgjimore do të rifillojë sërish sot në orën 12:00, pasi një trupë tjetër gjykuese të shqyrtojë kërkesën e subjektit.