Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) nënshkruan sot, më 28.02.2018, Memorandumin e Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Mbështetje për Reformën në Drejtësi dhe Procesin Ligjor në Shqipëri”. Memorandumi i nënshkruar nga Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Znj. Genta Tafa (Bungo) dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt synon të lehtësojë bashkëpunimin, mbështetjen dhe mirëkuptimin reciprok mes palëve në zbatimin e projektit. Fokus i veçantë i këtij projekti do të jetë vlerësimi dhe mbështetja për ecurinë e procesit të rivlerësimit, përmes forcimit të kapaciteteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.