Ermir Mema
Këshilltar Ligjor
Diplomohet “Jurist” në vitin 2001, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2010 përfundon studimet master në Shkenca Administrative në “Albanian University”. Në vitin 2014 përfundon studimet master në “European Business Law”, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitet 2002-2017 ka punuar pranë kompanisë “Telekom Albania”, si jurist i lartë dhe më pas si avokat i saj. Është i specializuar në fushën e legjislacionit të biznesit dhe ka përvojë të gjatë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gjyqësore. Ka kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë vendit. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.