Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 11.04.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Albina Spaha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 15.04.2019 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Albina Spaha, gjyqtare/kryetare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Genta Tafa (Bungo) anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.