Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 16.04.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Esmeralda Çeka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.04.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Esmeralda Çeka, gjyqtare/kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.