Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.04.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Rexhep Bekteshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.04.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z. Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.(kandidat për Gjykatën Kushtetuese)
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.