Në vijim të njoftimit të datës 12.03.2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, megjithëse nuk e ka ndërprerë për asnjë çast aktivitetin e tij, pavarësisht kushteve të karantinës, në sajë të punës intensive nëpërmjet “telework”, tashmë do të kthehet në normalitet, duke mundësuar kthimin e stafit në zyrë, duke respektuar kufizimet e vendosura si rrjedhojë e situatës së pandemisë së shkaktuar nga përhapja e “COVID-19”.

Marrëdhëniet me publikun, për administrimin e denoncimeve, do të vazhdojnë të jenë të kufizuara, duke u pranuar nëpërmjet postës elektronike ose postës së zakonshme, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të vazhduar procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas parashikimeve kushtetuese dhe atyre ligjore.