Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit patën kënaqësinë të prisnin në një takim miqësor Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Në këtë takim, të zhvilluar në ambientet e KPK-së, u diskutua mbi sfidat që Komisioni përballet gjatë punës së tij, si dhe mbi ecurinë e deritanishme të procesit të rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë. Në emër të Komisionit, Kryetarja, znj. Pamela Qirko, ka shprehur falënderimet e sinqerta për mbështetjen që SHBA-ja i kanë dhënë këtij procesi të vështirë, por tepër të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.