Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 01.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Marçela Shehu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.06.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Brunilda Bekteshi, z.Olsi Komici relator dhe z. Lulzim Hamitaj anëtar do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.