Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.06.2018  për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Leka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 06.06.2018,  vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit,Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Firdes Shuli, znj. Suela Zhegu relatore dhe z. Roland Ilia anëtar  do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.