Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 05.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Edmond Islamaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.06.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Suela Zhegu, znj. Genta Tafa (Bungo)relatore dhe znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.