Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 28.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Laze , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.07.2018, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Brunilda Bekteshi, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.