Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 24.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Elsion Sadiku, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 27.07.2018, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit,Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici relator, z.Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.