Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 11.10.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Adnand Xholi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.10.2018 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Adnand Xholi, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Valbona Sanxhaktari antare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.