Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit  të seancës dëgjimore më datë 04.04.2018 për subjektin e rivlerësimit,  znj. Vitore Tusha, bazuar në ligjin nr.84/2016, sot, më datë 05.04.2018, vendosi:

Konfirmimin në  detyrë të subjektit të rivlerësimit, Vitore Tusha, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga  znj. Alma Faskaj,  znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u  njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë, vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.