Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 09.11.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Ramadan Troci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 15.11.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ramadan Troci, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.