Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 14.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 17.12.2018 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alma Kolgjoka, gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Krujë .

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.