Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë17.04.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Besa Nikëhasani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.04.2018, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga  znj. Suela Zhegu, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore dhe znj. Pamela Qirko  anëtare do t’u  njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.