Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 20.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Gerti Shani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Gerti Shani, ndihmës ligjor në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Roland Ilia relator, znj. Genta Tafa Bungo anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.  

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.  

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  

 Ky vendim u shpall sot, në datën 20.3.2024.