Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datat 15.5.2023 dhe 19.6.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Julian Zonja bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:   

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Julian Zonja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Firdes Shuli antare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.          

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.        

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.          

Ky vendim u shpall sot, në datën 21.6.2023.