Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 1.3.2024 dhe në datën 12.4.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Madrid Kullolli bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:   

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Madrid Kullolli, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

 Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Etleda Çiftja relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.   

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.   

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.   

Ky vendim u shpall sot, në datën 16.4.2024.