Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Olgert Rumnici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Olgert Rumnici, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj znj. Etleda Çiftja relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.  

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.  

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  

 Ky vendim u shpall sot, në datën 21.3.2024.