Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Xhelian Seferi bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhelian Seferi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Roland Ilia relator, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 14.7.2023.