Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.10.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Flora Çela  bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

1. Pezullimin nga detyra të znj. Flora Çela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

2. Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit, bazuar mbi të tre kriteret e rivlerësimit.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe Shkollës së Magjistraturës brenda 30 ditëve nga shpallja, dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.

Ky vendim është i paankimueshëm, bazuar në pikën 2 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës.

Ky vendim u shpall sot, më datë 17.10.2023.