Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.11.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Gilda Hoxha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Gilda Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 24.11.2023.