Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave  dëgjimore në datën 15.1.2024, dhe në datën 5.4.2024, për subjektin e rivlerësimit, znj. Klerona Meçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Klerona Meçi, ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj,  znj. Xhensila Pine, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 9.4.2024.