Anëtarët e organeve të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë morën pjesë në takimin e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, me prezencë të Drejtores për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit, znj. Michela Matuella dhe të ambasadorit z. Luigi Soreca. Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, znj. Pamela Qirko në emër të Komisionit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i ka dhënë institucioneve dhe procesit në tërësi të rivlerësimit kalimtar. Zonja Qirko në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se pa mbështetjen partnerëve ndërkombëtarë dhe ONM-së, rrugëtimi i Komisionit gjatë këtyre viteve do të ishte edhe më i vështirë.