Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga znj. Pamela Qirko kryesuese, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, njoftoi se vendosi t’i përcjellë Komisionit kërkesat e subjektit për t’u shqyrtuar nga trupa të tjera gjykuese të caktuara me short. Për rrjedhojë, Komisioni ndërpreu seancën dëgjimore, duke njoftuar se do të vijojë po sot, në datën 12.12.2022, ora 16:00.