Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas zhvillimit të seancës dëgjimore, sot në datën 28.3.2024, trupi gjykues ka vendosur të riçelë hetimin administrativ për subjektin e rivlerësimit, z. Ervin Aliu.

Seanca për shpalljen e vendimit e parashikuar për t’u mbajtur, në datën 2.4.2024, ora 9:30, nuk do të zhvillohet.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.