Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sot, në datën 27.4.2022, njoftoi në seancë publike riçeljen e hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, z. Florian Bonjaku, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Trupa gjykuese informoi se seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare në internet të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.