Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas zhvillimit të seancës dëgjimore ditën e sotme, datë 15.5.2023, ka vendosur të riçelë hetimin administrativ për subjektin e rivlerësimit, z. Julian Zonja. Për rrjedhojë, seanca për shpalljen e vendimit nuk do të zhvillohet siç ishte njoftuar për në datën 17.5.2023, ora 9:45.
Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.