Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Malaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Sokol Malaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia  anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 12.5.2023