Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Shehu bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:     

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Shehu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.    

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Genta Tafa Bungo  anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.        

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.      

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

Ky vendim u shpall sot, në datën 6.4.2023.