Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Lazer Sallaku  bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Lazer Sallaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.          

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.       

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

Ky vendim u shpall sot, në datën 26.5.2023.