Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Nafije Hasko bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: 

Konfirmim në  detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Nafije Hasko, gjyqtare në Gjykatën  Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.     

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.      

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.      

Ky vendim u shpall sot, në datën 28.4.2023.