Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Irma Balli, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 16.1.2023, ora 10:00, nuk do të zhvillohet, pasi subjekti ka kërkuar shtyrjen e seancës për arsye shëndetësore.

Seanca dëgjimore do të mbahet në datë 20.1.2023, ora 10:00, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve.