Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin z. Genci Qana, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përcaktuar në datën 12 mars 2021, ora 10:00, nuk do të zhvillohet, pasi Komisioni konsideron të nevojshëm verifikimin e një çështjeje të referuar në një denoncim nga një emision investigativ.
Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit