Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Z. Andri Ymeri, nuk u zhvillua e plotë.

Nga salla e seancave publike përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, Z. Arben Llangozi, kërkoi shtyrjen e seancës dëgjimore, me argumentin se i duhej kohë në dispozicion për t’u njohur me materialet e dosjes dhe për të përgatitur mbrojtjen për subjektit të rivlerësimit  Z. Andri Ymeri.

Trupi gjykues, i përbërë nga Znj. Pamela Qirko kryesuese, Z. Roland Ilia relator dhe Znj. Etleda Çiftja anëtare, pasi shqyrtuan kërkesën e përfaqësuesit ligjor, në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar,  vendosën të shtyjnë  seancën dëgjimore për në datë 13.6.2022, ora 10:00.