Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Altin Abdiu nuk u zhvillua e plotë. Nga salla e seancave publike, subjekti i rivlerësimit kërkoi shtyrje të seancës dëgjimore me argumentin se përfaqësuesja e tij ligjore, znj. Antoneta Sevdari, ishte me raport mjekësor për arsye shëndetësore dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme, datë 6.6.2022. Në lidhje me pamundësinë për shkaqe shëndetësore të përfaqësueses ligjore të subjektit, trupi gjykues ishtë vënë në dijeni, përmes e-mailit zyrtar, edhe nga vetë znj. Antoneta Sevdari, një orë para zhvillimit të seancës degjimore. Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga z. Roland Ilia kryesues, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, njoftoi se kishte pranuar kërkesën për shtyrjen e seancës dëgjimore për në datën 14.6.2022, ora 13:00.