Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 31.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Alvora, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.6.2022, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Alvora, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.
  2. Bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, transferimin pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të dosjeve, si më poshtë:
    • lidhur me procedimin penal nr. 566/2015, për të cilin subjekti ka vendosur mosfillimin e tij për veprën penale “mashtrim”.
    • lidhur me kallëzimin nr. 1638/2019, për veprën penale “falsifikim dokumentesh” me kallëzues shtetasin me inicialet F. H.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.