Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, e përcaktuar për t’u mbajtur në datë 3.7.2020 ora 12:00, nuk u zhvillua e plotë pasi në orën 11:40, z. Spartak Çoçoli, përmes postës elektronike, ka njoftuar Komisionin se për arsye shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm në seancë dhe se kërkon shtyrjen e saj për një datë tjetër.

Trupi gjykues pasi u njoh me këtë kërkese ka vendosur shtyrjen e kësaj seance degjimore.

Seanca dëgjimore e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.