Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Tritan Hamitaj, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datë 10.9.2020 ora 9:30, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën dëgjimore, pasi sot datë 9.9.2020, subjekti i rivlerësimit z. Tritan Hamitaj, ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Data tjetër për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.