Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njofton se në vijim të seancës dëgjimore, për subjektin e rivlerësimit Zena Lila, diskutoi lidhur me shpjegimet dhe provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit referuar rezultateve të hetimit, si dhe kërkesës së përfaqësuesit ligjor gjatë seancës dëgjimore publike të datës 13.12.2023.

Trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin administrativ për t’i kërkuar informacion bankës RFZ, lidhur me llogarinë bankare të blerësit në vitin 2005 (sipas kërkesës në seancë), si dhe për ti kërkuar informacion bankës së nivelit të dytë, lidhur me interesat e përfituara nga maturimi i bonove të thesarit për vitet 2011-2016.

Ky dokumentacion u vleresua i nevojshëm për vendimmarrjen nga ana e trupit gjykues pasi nga subjekti i rivlerësimit nuk është paraqitur informacion i dokumentuar.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.