Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Entela Shedula, me detyrë kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datën 13.3.2020, ora 09:30, nuk do të zhvillohet për shkak të situatës në vend.
Data tjetër e seancës për shpalljen e vendimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.