Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 5.5.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Albert Murcaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.5.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Albert Murcaj, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Alma Faskaj anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.