Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 29.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Genti Dokollari bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.4.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Genti Dokollari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.