Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 8.7.2021, dhe në datë 15.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Smaçi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.7.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Smaçi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari,  znj. Firdes Shuli relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.