Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore më datë 20.11.2019 dhe 21.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Vrioni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 22.11.2019, vendosi:

Shkarkimin nga detyra  të subjektit të rivlerësimit, Arben Vrioni,  gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Alma Faskaj anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.